Nigeri, forcat e sigurisë arrestuan 40 pjesëtarë të një bande të armatosur

17/02/2021 09:27

Forcat nigeriane të sigurisë kanë arrestuar 40 pjesëtarë të një bande të armatosur në shtetin verilindor Adamawa, ku edhe grupi terrorist Boko Haram është i pranishëm.

Duke folur për shtypin lokal, komisioneri policor i shtetit Adamawa, Aliyu Adamu tha se operacionet kundër bandave janë kryer në pjesë të ndryshme të shtetit. Tetë armë, një sasi e madhe e municioneve dhe para po ashtu janë sekuestruar.

Një konflikt që filloi në vitin 2008 midis barinjve dhe fermerëve u përshkallëzua në rrëmbime dhe grabitje të përhapura në të gjithë vendin.

Vitin e kaluar, më shumë se 3.000 persona humbën jetën për shkak të përplasjeve të armatosura midis bandave të ndryshme.

Top Channel