Masakra e familjes Qekrezi/ Rrëfimi tronditës i Ferdonijes, serbët i rrëmbyen 11 djem e burra, ende nuk dihet fati i tyre

17/02/2021 13:25

Kosova feston sot 13 vite pavarësi por ende nuk dihet fati i shumë qytetarëve të zhdukur në masakrat e ushtrisë serbe në Kosovë.

Ferdonije Qerkezi rrëfen tmerrin e 26 marsit 1999. Serbët i morën 4 djemtë dhe burrin dhe ajo nuk di asgjë për fatin e tyre.
Ishte e shtunë, nga ora 11 paradite erdhi policia serbe. Na kontrolluan dhe numëruan sa vetë ishim. Ne kemi qenë familje punëtore me biznes të vogël, nuk kemi pasur asnjëherë probleme.
Ishim duke pirë kafe. Kanë ardhur dhe i kanë marrë të gjithë me emra, thirrën emrat dhe i morën. Na kërkuan lekë, i dhamë varëse bizhuteri, çfarë kishim. Që nga ajo deri në 2005 s’kemi marrë vesh asgjë. Në 2005 njoftuan se 2 djem kishin vdekur, për burrin dhe të tjerët akoma nuk dimë gjë“.
Shtëpinë ku ka ndodhur masakra, Ferdonija e ka shpallur muze. Shpesh ajo shtron dreka e darka në kujtim të pjesëtarëve të familjes të zhdukur atë ditë tragjike të ’99-ës.

Xhavit Muqolli tregon në “Shqipëria live” tragjedinë në familjen e tij, 75 pjesëtarë të familjes dhe fisit të tij humbën jetën në masakrat serbe. “Isha 27 vjeç kur më vranë nënën. Serbët erdhën dje hodhën bombën. Disa nga pjesëtarët shpëtuan sepse u hoqën si të vdekur“.

Të mbijetuarit shprejen të zhgënjyer që ende nuk ka drejtësi për jetët e humbura në këto masakra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA