Kina ka përshkallëzuar manovrat ushtarake detare e ajrore pranë Taivanit, duke deklaruar se lëvizja e pavarësisë do të thotë luftë, megjithë mbështejen e shpallur të SHBA ndaj vendeve të Azisë juglindore në mosmarreveshjet e tyre me Kinën.
Kina thotë se Taivani është një territori i saj dhe Pekini ka dislokuar avionë gjuajtës e bombardues në hapësirën ajrore të ishullit, në episodin e fundit vetem fundjavën që shkoi.
Kina beson se qeveria e Taivanit po lëviz drejt shpalljes së pavarëisë, edhe pse presidenti i Taivanit ka thënë vazhdimisht se vendi e konsideron veten të pavarur.
Por megjithatë, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Kinës, Wu Qian tha në konferencën e përmuajshme për shtyp se Taivani është pjesë e pandashme e Kinës.
“Aktivitetet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kinës në ngushticën e Taivanit janë të nevojshme për trajtimin e situatës aktuale të sigurisë, në mbrojtje të sovranitetit dhe sigurisë kombëtare.
“Ato janë reagimi solemn ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe provokimeve nga forcat e pavarura të Taivanit”.
Wu Qian shtoi se janë vetëm pak njerëz në Taivan që kërkojnë pavarësinë nga Kina. Ai paralajmëroi se këta njerëz “po luajnë me zjarrin prandaj do të djegin veten e tyre”. Ai shtoi se pavarësia e Taivanit do të thotë luftë.
Kina dislokoi 15 avionë gjuajtës në hapësirën ajrore të Taivanit për të dytën ditë radhazi.
Një ditë më parë avionë gjuajtës e bombardues ishin dërguar mbi ishull, ndaj të cilëve Taivani u kundërpërgjigj duke ngritur gjuajtësit e tij.
Lëvizjet e Kines besohet se janë një mesazh paralajmërues për adminsitratës e re të presidentit Joe Biden, i cili kishte ftuar në ceremoninë e tij të inaugurimit ambasadorin e Taivanit.
Taivani ne manovrat e simuluara te pushtimit nga Kina:
Top Channel