Persona të panjohur kanë vendosur mbrëmjen e sotme bomba artizanale me bombola gazi dhe benzinë tek zyrat e kompanisë “Zeus + Dione” që ka krijuar bashkëshortja e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, por që nuk i përket më pasi është larguar para pesë muajsh.
Prej shpërthimit është shkaktuar zjarr dhe dëme materiale. Kompania e njohur e dizajnit të rrobave në kryeqytetin grek është bërë objekt i sulmit edhe në shkurt të vitit 2018 . Atëherë përgjegjësinë për këtë akt e ka marrë grupi i ashtuquajtur “Partneriteti i Anarkistëve të Papenduar – FAI / IRF”.
Menjëherë pas sulmit zyra e kryeministrit grek në një deklarate për shtyp thekson: “ Frikacakë rrugësh që hiqen si trima sulmuan me bombola gazi dhe benzinë zyrat e kompanisë Zeus + Dione, që ka themeluar gruaja e Kryeministrit, Mareva Grabovski Mitsotaki. Këtu po na çon shënjestrimi sistematik.
Është koha që të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre. Qeveria pa mëdyshje do të vazhdojë në rrugën e saj për të konsoliduar ndjenjën e sigurisë së qytetarëve për respektimin e shtetit ligjor.”
Top Channel