Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina e ka shijuar në maksimum festën e Shën Valentinit me partnerin e saj Fisnik Syla.
Ndonëse kanë kaluar disa ditë, kanë zbuluar nëpërmjet postimeve në rrjete sociale se si ishin ato ditë për ta. Syla postoi disa imazhe në Instastory, ku duket i shtrirë në vaskë të mbushur me petale të kuqe, ka vënë një maskë në fytyrë dhe përballë tij është Fjolla.
“Qe ç’ka të bon nusja”, shkroi Syla. Ndërsa Fjolla postoi fotografi krah Fisnikut, i cili e kishte mbushur dhomën me trëndafila të kuq për këngëtaren.
“Ka vetëm një lumturi në jetë: të duash dhe të dashurohesh. Faleminderit dashuria ime për këtë surprizë të bukur”, shkroi Fjolla.
Prej disa javësh, u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës. Policia në një deklaratë tha se Fjolla Morina, ka thyer masën e “arrest shtëpiak”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës.
Kujtojmë se këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Pasi doli para gjykatës, ndaj këngëtares u vendos masa “arrest shtëpie”. Por kur policia shkoi për të kontrolluar në banesë, këngëtarja nuk është gjetur brenda dhe u shpall në kërkim.
Top Channel