Për momentin vaksina anticovid duket se është shpresa më e madhe për t’iu kthyer jetës normale.

Në pjesën më të madhe të vendeve ka nisur vaksinimi i grupeve më të rrezikuara nga virusi, gjë e cila ka bërë që disa destinacione udhëtimi të heqin dorë nga masat kufizuese vetëm për njerëzit e vaksinuar.

CNN ka listuar disa prej vende që lejojnë të vaksinuarit kundër covid që të shkojnë me pushime.

1. Qipro

Që në dhjetor, Qipro ishte destinacioni i parë që njoftoi për heqjen e karantinës për të gjithë udhëtarët e vaksinuar. Mjafton vetëm një provë nga ana e turistëve që tregon se vaksina është bërë dhe do të mund të qëndrojnë lirisht pa qenë nevoja e një testi apo rezultati PCR-je.

2. Estonia

Estonia gjithashtu pranon njerëz të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19 pa asnjë lloj mase kufizuese.

3. Gjeorgjia

Gjeorgjia ka vendosur të heqë çdo masë për qytetarët e vaksinuar. Vizitorët që kanë marrë të dy dozat mund të futen lirisht në vend pa qenë nevoja për një test PCR-je. Ata që nuk janë vaksinuar ende duhet të kenë me vete një test negativ PCR të marrë 72 orë para udhëtimit.

4. Islanda

Duke filluar nga 1 maji, udhëtarët e vaksinuar nga vendet e Evropës do të mund ta shmangin karantinën dhe s’do të kenë nevojë për një test PCR-je për në Islandë.

5. Polonia

Turistët evropianë mund ta vizitojnë Poloninë pa qenë nevoja për karantinën 10 ditore nëse vërtetojnë që janë të vaksinuar. Vendi Evropian hoqi kufizimet më 28 Dhjetor për personat që janë vaksinuar.

7. Rumania

Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Rumani nga destinacionet e lejuara të cilët janë vaksinuar plotësisht nga Covid janë përjashtuar nga karantina që nga 18 janari. Rregullat e reja u njoftuan nga Komiteti Kombëtar i Evropës për Situatat e Emergjencës (CNSU), i cili përcaktoi se vizitorët dhe banorët e kthyer do të duhet të tregojnë prova se ata kanë pasur dy doza të vaksinës në mënyrë që të shmangin izolimin e detyrueshëm.

Doza e dytë duhet të jetë administruar të paktën 10 ditë para mbërritjes së tyre. Aktualisht, udhëtarët që mbërrijnë nga vendet në “listën e verdhë” të Rumanisë, e cila përbëhet nga destinacione me rrezik të lartë epidemiologjik, u kërkohet të karantinojnë për 14 ditë. Ata që paraqesin PCR të marrë jo më pak se 72 orë para hyrjes duhet të karantinoren për 10 ditë.

 

6. Ishulli Seychelles

Në janar, Seychelles u bashkuan me numrin në rritje të destinacioneve për të hequr kërkesat për karantinë për udhëtarët që janë vaksinuar kundër Covid-19. Vizitorët e vaksinuar plotësisht tani lejohen të hyjnë në destinacionin e largët të vendosur në brigjet e Tanzanisë pa qenë e nevojshme të karantinoni për 10 ditë.

Udhëtarëve jo të vaksinuar nga lista e kategorisë 1 dhe 2 të Sishel dhe atyre që mbërrijnë me avion privat, u kërkohet të vetë-izolohen për 10 ditë dhe të sigurojnë një rezultat negativ të PCR-së të marrë brenda 72 orë nga mbërritja.
Kombi me 115 ishuj po synon të bëhet kombi i parë që vaksinon gjithë popullsinë e tij pasi ka marrë një donacion prej 50,000 dozash nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Top Channel