Lajmi i ekzekutimit të 33 vjecarit shqiptar ka shkaktuar reagime të mëdha në një shtet të qetë si Islanda.
Shtypi vendas e ka pasqyruar gjerësisht ngjarjen e rëndë, teksa hetuesit po përpiqen të kuptojnë arsyet e saj. Artikujt e shumtë tregojnë sesi Armando Beqiri kishte mbërritur nga Greqia e kishte sakrifikuar mjaft, duke arritur ne fund të ambjentohej më së miri në vendin ishullor. Ai kishte mësuar gjuhën e vështirë islandeze, e ishte bashkëpronar i një biznesi, një kompani sigurie fizike, që po njihte mjaft sukses.
“Armiqtë e tij në Rauðagerði, vend ku edhe jetonte, thuhet se ishin të paktë, madje mund të numëroheshin me gishtat e dorës”, theksohet në njërin prej shkrimeve. I riu nga Tepelena ishte larguar nga Shqipëria drejt Greqisë në vjeshtën e vitit 2012. Pak më shumë se dy vjet më vonë, në ditën e Krishtlindjeve, zbarkoi në Islandë, një vend me të cilin u dashurua. Ai u vra pak pasi parkoi makinën dhe po i drejtohej hyrjes së banesës së tij. Gruaja shtatzënë dhe djali 15 muajsh ishin brenda.
Beqiri është qëlluar disa herë me plumba në shpinë, qafë dhe kokë. Fqinjët nuk kanë dëgjuar krisma, ndaj mendohet se për vrasjen është përdorur armë më silenciator. Deri tani për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 3 persona, ndërsa të cilët I dyshuari kryesor është një lituanez i lidhur me botën e krimit.
Top Channel