Dimri dhe dëbora shton varfërinë/ Udhëtimi 22 kilometra larg Tiranës, në Xibër-Murrizë të Klosit

17/02/2021 16:33

Ndodhemi në fshatin Xibër Murrizë, të Klosit. Reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët e këtij fshati,në e kishim të pamundur të vizitonim të gjitha lagjet e tij.

Ndalesa e parë ishte tek dyqani i Halil Beshirit, banorët e zonës kur blejnë diçka duket se asnjëhetë pagesë nuk bëhët në kohë.

Çfarë ke të shënuar në atë fletore?

Halil Beqiri, shitës: Kjo është fletorja e borxheve,vijnë marrin me listë. Këtu borxhet janë që para 20 vitesh. Thonë do t’i sjell sot,neser gënjëjnë nga halli të shkretët.

Kur rrugët e fshatit bllokohen nga dëbora dhe banorëve u del ndonjë e papritur,transporti bëhet vetëm me kuaj.

Beshir Beqiri, banor i zonës: “Ky është mercedezi,ky më sjell drutë,ky më punon tokën. Është më i mirë se makina. Ky është fshati më i lënë pas dorë në Republikën e Shqipërisë. “

Për të kaluar në lagjen tjetër të fshatit duhet të kalojmë në këtë urë të rrezikshme,rrugë të cilën e bëjnë edhe fëmijët e vegjël për të shkuar në shkollë.

” Jam në klasë të 8,eci gjysme orë në këmbë për të ardh në shkollë. Tani që mësimi është online, nuk bëj fare pasi nuk kam internet në shtëpi”

Fshati Xibër Murrizë është vetëm 22 km larg Tiranës,por rruga e keqe e bën atë të duket i largët nga kryeqytetit në distancë dhe në kohë .

Adnan Mema, Kryeplaku: ” Të gjitha lagjet kanë rrugë,por janë të pakalueshme. Kur kemi ndonjë emergjencë mjekësore e lidhim me tabut,me barrel dhe e nxjerrim në rrugë. Përndryshe vdes. ”

E kur bora bie,duket se zonjat e shtëpisë kanë pak punë për të bërë

Vjollca Mema, banore e zonës: ” Jetesa këtu është e vështirë. Ushqime kemi si patate,fasule, hidhra. Ndërsa punë veç tek bagëtia kemi tani. ”

Banorët e zonës shpresojnë që rruga e Arbërit do të sjellë zhvillim dhe më pas ky fshat do të presë turistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA