Çfarë thoshte Kurti për flamurin? Intervista e vitit të shpalljes së pavarësisë në Top Channel

17/02/2021 12:14

Albin Kurti do jetë kryeministri i ri i Kosovës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kosova si shtet ka simbolet e saj mes të cilave edhe flamurin i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës 13 vite më parë. Në ditën e shpalljes së Pavarësisë u prezantua edhe flamuri i shtetit të Kosovës, dukshëm shumë i ndryshëm si në formë ashtu edhe në ngjyra me flamurin kombëtar të shqiptarëve.

Por qëllimi në atë kohë ishte një simbol gjithëpërfshirës edhe për komunitetet që jetojnë në Kosovë. Por çfarë mendimi ka për këtë flamur Albin Kurti? Disa muaj pas shpalljes së pavarësisë lideri i Vetëvendosjes ishte i ftuar në emisionin Dezhavu që transmetohej në Top Channel, ku dha edhe mendimin e tij.

“Një flamur përplot histori dhe një flamur i cili s’ka kurrfarë të kaluare. Është interesante që flamuri i Kosovës u pa për herë të parë në momentin kur u miratua në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt kur u shpall pavarësia! Është një flamur me ngjyrat e flamurit të Bosnjës, i përngjan flamurit të Qipros se ka hartën në mes. Është një flamur që është jo vetëm i ndryshëm, por pothuajse i kundërt me flamurin shqiptarë. Ai është flamuri i gjakut kurse ky është flamuri i ujit dhe siç thotë populli jonë, “gjaku ujë s’bëhet”.”, u shpreh Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA