Gjatë vizitës në spitalin turk në periferi të Fierit, ambasadori i Turqisë në vendin tonë Murat Ahmet Yoruk e ka cilësuar një ndër veprat më të rëndësishme të sistemit shëndetësor në jug të vendit.
Shoqëruar nga kreu i bashkisë së Fierit Armando Subashi, ambasadori Youruk tha se puna në këtë spital pritet të përfundojë brenda afateve të premtuara nga presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama në takimin e 6 janarit në Turqi. Punimet kanë ecur me ritme të shpejta ndonëse janë vetëm në ditën e 30 të tyre.
Sipas kreut të bashkisë së Fierit, Armando Subashi ky është një investim madhor, që do t’i shërbejë jo vetëm fierakëve.
Por spitali nuk do të jetë e vetmja fushë ku turqit pritet të investojnë në Fier, pasi në takimin me kreun e bashkisë, bujqësia pritet të jetë një tjetër sektor prioritar.
Punimet në spitalin e Fierit pritet të perfundojnë brenda mesit të muajit prill, ndërsa aktualisht në kantier punohet me tre turne, ndërsa krahas ekspertëve turq, pjesë e grupit të punës janë edhe shumë punëtorë shqiptarë.
Top Channel