Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare te 14 shkurtit.
Përveç votave nga diaspora, KQZ-ja nuk ka nisur as procesin e numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
“Janë duke u zhvilluar disa procedura në QNR. Njëra prej tyre është skenimi i listës përfundimtare të votuesve, që është proces i domosdoshëm, i cili duhet të përfundojë, në mënyrë që të mund të bëhet krahasimi i qytetarëve që kanë votuar në mënyrë të rregullt dhe ata që kanë votuar në vendvotim të dyfishtë. Pra, për të parë se a ka ndonjë rast, që ndonjë person ka votuar në të dyja vendvotimet”.
Rreth 43,500 pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Kosovë.Mbi 100,000 qytetarë, që jetojnë jashtë Kosovës, kanë pasur të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.Mes tjerash, Elezi tha se ka filluar publikimi i kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.Ky proces, sipas tij, po zhvillohet me qellim rritjen e transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zgjedhjet e se dielës, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.
Top Channel