Top Story/ Debatet për vaksinën Ruse, pse duhet të jetë opsion edhe për Shqipërinë

16/02/2021 22:51

Sputnik V i raportoi të dhënat e saj më herët në fillim të shkurtit, të cilat u publikuan në prestigjozen Lancet.

Duke u përpjekur të mos i lidhin hijet e dyshimeve me vendin e prodhimit të vaksinës, por të fokusohen tek cilësia, ekspertët shpjegojnë se vaksina ruse ka ndjekur të njëjtën procedurë si edhe vaksinat e tjera që tashmë janë në përdorim.

Sipas ekspertëve çertifikimi nga Agjencia Europiane e Barnave apo ajo Amerikane është një procedurë burokratike që bëhet vetëm me kërkesën e prodhuesit. Duke qenë se Rusia apo Kina nuk janë vende anëtare të BE-së atyre nuk u intereson shumë kjo certifikatë.

“Sputnik i ka raportuar të dhënat e sigurisë, faza e parë klinikë në shtator 2020 dhe tani është në fazën e tretë pritet ta mbarojë rreth majit, por dua të kujtoj që edhe Pfizer pritet ta mbarojë diku pas dy vitesh. pra me të dhëna paraprake doli edhe Pfizer ne treg” u shpreh Ilir Alimehmeti, Epidemiolog.

Në kushtet kur skema e solidaritetit në Bashkimin Evropian dështoi, ekspertët nuk bien dakord me strategjinë që po ndjek qeveria shqiptare për të siguruar elementin “jetëshpëtues”. Sipas tyre Shqipëria duhet patjetër të lëvizë në të gjitha drejtimet dhe të shikojë si opsione të mundshme të gjitha vaksinat.

Dhe raste të tilla suksesi nuk mungojnë. Në rajonin tonë, Serbia është kampion për sigurimin e vaksinës, pasi ka lëvizur që nga Pfizer e Sputnik 5 e deri tek kinezja e Sinopharm.

“Duke qenë se nga Bashkimi evropian nuk po vjen ajo që ishte shpresuar, atëherë duhet të lëvizësh sepse jemi në një moment krize. psh. Serbia është vendi iu dytë në evropë për numrin e qytetarëve të vaksinuar. Ka më shumë shqiptarë të vaksinuar në Luginën e Preshevës se sa shqiptarë të vaksinuar në Shqipëri.

Shtetet mund të lëvizin më vete në momentin që blloku nuk funksionoi dhe nuk funksioniu në fakt blloku i BE” u shpreh epidemiologu, Ilir Alimehmeti.

“Në momentin që do të provohen nga këto agjenci përkatëse, pasi nuk është e rëndësishme vetëm të marrim vaksina, por ata të jenë të sigurta. Besoj në atë moment duhet të fillojë negocimi. Është një negocim i vështirë dhe që ai soladariteti nuk është aq i shfaqur në këtë periudhë” u shpreh Arben Gjata, Rektor në Universitetin e Mjeksisë.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA