Sulmi ndaj kongresit në SHBA/ Pelosi do të ketë një hetim të pavarur

16/02/2021 12:28

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi njoftoi se Kongresi do të krijojë një komision të pavarur të ngjashëm me atë për 11 shtatorin, me qëllimin të hetojë sulmin vdekjeprurës Kapitolin në 6 janar.

Pasi senati e shpalli të pafajshëm presidentin Donald Trump për akuzat e nxitjes së dhunës në Kongres, demokratët duket se do të tentojnë një rrugë tjetër. Pelosi tha se komisioni do të “hetojë dhe raportojë mbi faktet dhe shkaqet në lidhje me sulmin që e cilësoi si terrorizëm të brendshëm si dhe për ndërhyrjen në transferimin paqësor të pushtetit.” Në një letër drejtuar kolegëve demokratë, ajo u shpreh se Dhoma e Përfaqësuesve do të japë fonde shtesë për të rritur sigurinë në Kapitol.

Vendimi i Senatit të shtunën, me rezultatin 57-43, 10 vota më pak se dy të tretat e nevojshme për të shpallur ish-presidentin Trump fajtor, duket se nuk ka arritur ta ndërpresë debatin në lidhje me përgjegjësinë e tij për ngjarjen e janarit. “Duhet të ketë një hetim të plotë për atë që ka ndodhur,” tha senatori nga Louisiana Bill Cassidy, një nga shtatë republikanët që votuan për ta dënuar zotin Trump. “Çfarë dihej, kush e dinte dhe kur e dinin, gjithçka, sepse kjo do të përbënte bazën që dicka e tille, të mos përsëritet kurrë më

Top Channel