Në Dhomat e Specializuara në Hagë nisi konferenca e tretë statusore ne procesin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Prokuroria e Specializuar deklaroi se është duke vazhduar nxjerrjen e materialeve, përfshirë edhe ato shfajësuese. Nga ana e saj u fol edhe per dëshmitarët e u theksua se lista do të bëhet publike për palët mbrojtëse në momentin e duhur. Por, avokati i Thaçit, David Hooper, u shpreh se deri tani janë informuar për 124 dëshmitarë, të cilët Prokuroria I ka identifikuar vetëm me pseudonime. Ai kërkoi ti dorëzohet lista e plote që do të përdoret në gjy, me qëllim që mbrojtja të kryejë verifikuar e duhura.
“Ka dëshmitarë që s’janë bërë të ditur, nuk është dhënë ndonjë përmbledhje, çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Asnjëri prej tyre nuk është bërë i njohur bashkë me provat sepse kur ka një dëshmitar, duhet të ketë edhe të dhëna apo jo”.
Avokati i Veselit, Ben Emmerson tha se Prokuroria “i ka varrosur provat relevante në një mal provash jorelevante”.Ai u ankua se ka një “kaos” sa i përket nxjerrjeve të materialeve, duke thënë se Prokuroria duke nxjerrë materialeve voluminoze dhe duke mos treguar se cilat dëshiron t’i përdorë, po ia pamundëson mbrojtjes që të përgatitet për gjykim. Por, Prokuroria tha se komentet e Emmerson janë një “retorikë” dhe se ai po flet në mënyrë të përgjithësuar. Katër ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim në Hagë që nga fillimi I nëntorit. Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë ka kërkuar që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.
Top Channel