Stiveni ka përjetuar këtë problem gjatë periudhës së adoleshencës.
Ai rrëfen historinë e tij në “Shqipëria live”: “Në vit të parë kam qenë 42 kilogram. Përpiqesha të mbaja një dietë fikse. Llogarisja pothuajse çdo gjë që haja. Vuajta shumë, sidomos kur shihja veten në pasqyrë.
Këto mendime në moshën 15-16 vjeçare. Arrita të humbisja shumë peshë. Prindërit më thoshin je në rregull. Në shkolla nuk bija në sy sepse fokusohesha te mësimet. Disa nga shokët më thoshin je mbi peshë, ca të tjerë më thoshin je i shëndoshë. Kërkoja dieta në internet. Pesha më e ulët ka qenë 40“.
Më pas vendosë t’i tregojë prindërve. “Një ditë të zakonshme i thashë prindërve kam probleme me stomakun, pas vizitës kuptova që vuaj nga anoreksia. Edhe kur nxirrja ushqimin, isha vetëm dje prindërit nuk më shihnin.
E kapa në fazën e parë dhe ia dola të rikuperoj veten. Ka qenë një periudhë 3 4 muaj. Edhe pasi mjeku më tha vuan nga anoreksia sërish më dukej vetja i shëndoshë“.
Arjana Rreli shpjegon se anoreksia nis si çrregullim mendor. “Është një lloj çrregullimi mendor. Personi nuk ka një orientim të mirë çfarë përmban një skemë trupore.
Shton se personat që fillojnë dieta drastike rrezikojnë të vuajnë anoreksinë më vonë. Këta persona duan të humbin rreth 85% të peshës aktuale. Ndodh kryesisht gjatë periudhës së adoleshencës dhe më së shumti te femrat. Mungesa e oreksit është një nga shenjat klasike edhe të depresionit. Ky lloj çrregullimi lidhet më shumë te njerëz që janë opsesivë dhe detajistë“.
Top Channel