Jasmina, një prej konkurrenteve të Për’puthen u fut live në Instagram mëngjesin e sotëm duke biseduar me ndjekësit e saj.

Një prej tyre i tha që Mevlani është më i miri dhe në mënyrë ironike, Jasmina ia ktheu: “Më i miri është Mevlani. Je i lumtur? Do të të zejë gjumi sot?”

Kujtojmë se të dielën që lamë pas, në Për’puthen Prime, Jasmina i dha puthjen Andit pak para përballjes me Mevlanin. Me këtë të fundit ka pasur debate të ashpra, madje edhe ka lënë studion pasi ai u shpreh se “femrat shqiptare janë materialiste”.

Por kur puthi Andin, veprimin e saj e justifikoi duke thënë: “Puthjen kam dashur që ta jap që në takim. Nuk njihemi aq mirë. Ne kemi diçka me njëri tjetrin. Unë akoma se njoh Andin 100 përqind”.

Ndërsa Andi ia cilësoi buzët si shumë të ëmbla dhe më pas tha: “Unë se prisja, por meqë ma dha s’do të thotë se ka përputhje. Më la të kuptoja disa gjëra, që është shumë guximtare. Jasmina është vajza që unë pëlqej më shumë dhe kjo e shtoi akoma më shumë pëlqimin.”

FOTO GALERI
1/13

Top Channel