Programi i Albin Kurtit: Vaksinim dhe vetting, Serbia na ka borxh për krimet…

16/02/2021 11:11

Albin Kurti thotë se me programin qeverisës të partisë së tij dëshiron ta nxjerrë “Kosovën nga kriza e shumëfishtë dhe ta vendosë në shinat e progresit”.

Në fokus të menjëhershëm ky program do të ketë përballjen me pandeminë e koronavirusit. Pika e parë është vaksinimi i popullatës në masën 60%. “Do të vëmë pa vonesë në zbatim planin e detajuar, të mbështetur financiarisht dhe të bazuar në situatën në terren. Masat e veprimit të menjëhershëm do të jenë vaksinimi masiv, sigurimi i qëndrueshëm i materialeve elementare mbrojtëse, barnave dhe testeve, trajnimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor.

Kurti deklaroi se do të nisë menjëherë bisedimet me vendet e rajonit, sidomos me Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19, ndërsa do të bëhen përgatitjet për aplikim dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Prioriteti tjetër është kthimi i jetës ekonomike në normalitet është prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij. Kurti ka premtuar po ashtu që pjesë e programit të tij qeverisës do të jenë një qasje më serioze ndaj drejtësisë.

“Nivelet më të larta hierarkike të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm, do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut. Nëpërmjet këtij procesi, synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka thënë Kurti duke nënvizuar se vetting-ut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial. Sa për rivendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, kreu I VV thotë se ne “gjithmonë do të kërkoj edhe më shumë. Ne duhet ta forcojmë shtetin tonë. Nuk po them që të mos dialogojmë me Serbinë, por kjo nuk është ndër prioritetet e para. Së dyti, Serbia na ka borxh për krimet këtu, të kryera gjatë luftës, pra krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe të gjenocidit. Unë Serbisë do t’ia kërkoj borxhin”, ka thënë Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA