Japoni, zbulohet dinozauri i rrallë/ Ka jetuar 72 milionë vite më parë

16/02/2021 14:37

Ekzemplari, është një paraardhës i llojit iguanodonte dhe mund të ketë qenë i gjatë 8 metra me një peshë 5 tonë, dhe fosili më i madh i zbuluar ndonjëherë në Japoni.

Skeleti i përket një lloji të ri dinozauri me sqep si patë dhe është zbuluar në qytetin e Mukawa, në rajonin e Hokkaidos. Ai i përket familjes të “adrosauri erbivori” dhe mendohet të ketë jetuar në oqean rreth 72 milionë vite më parë. Madhësia e trupit të dinozaurit është pothuajse e njëjtë me atë të një efefanti aziatik. Skuadra e shkencëtarëve nën drejtimin e Yoshitsuggu Kobayashi, profesor në Hokkaido Universtity Museum e ka pagëzuar me emrin “i shenjti` dhe “japonicus” nga vendi u zbulua. Sipas paleontologut, skeleti i përket një mashkulli të rritur me një gjatësi rreth 8 metra dhe me peshë 4-5 tonë.

“Është një lloj krejt ndryshe nga të tjerët. Ky zbulim ka nxjerrë në dritë një botë tjetër të pavarur të dinozaurëve të cilët kanë jetuar në Japoni apo në Azinë Orientale, me një proces evoluimi ndryshe nga speciet e tjerë,” – tha drejtuesi i skuadrës Kobayasho. “Gjetja nën rrënojat nënujore, të nxit të mendosh dhe të pranosh hipotezën se disa lloje dinozaurësh “preferonin të zinin vend në zonat pranë afër oqeanit dhe janë pikërisht ambientet bregdetare, ato që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në diversitetin mjedisor dhe natyror,” – u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA