Gati gjysmë milioni vdekje më shumë në 2020-ën se sa midis viteve 2016-2019

16/02/2021 21:05

Midis marsit dhe nëntorit të vitit 2020 kishte 450 mijë më shumë vdekje në Bashkimin Evropian krahasuar me të njëjtën periudhë midis vitit 2016 dhe 2019.

Sipas ANSA-s, rritja e vdekshmërisë arriti kulmin në prill të vitit 2020.

Një rritje pak më e ulët e vdekshmërisë në Bashkimin Evropian u regjistrua midis majit dhe korrikut gjersa një rritje e re e konsiderueshme ndodhi në fund të gushtit dhe fillimin e shtatorit, e cila përkon me valën e re të pandemisë.

Rritja më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua në nëntor, e cila ishte 40% më shumë se në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.

Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 495,716 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit në territorin e BE-së.

 

 

Top Channel