Ekzekutimi ‘super-i dhimbshëm’ i të burgosurit pas ‘gabimit’ me vaktin e fundit (fotot)

16/02/2021 17:49

I dënuari me vdekje në SHBA, Wesley Ira Purkey u ekzekutua në 2020 për përdhunimin dhe vrasjen e 16-vjeçares Jennifer Long. Por raporti i autopsisë zbuloi dhimbjet e tmerrshme që ai pësoi gjatë procesit.

Purkey kishte pësuar një ekzekutim “të tmerrshëm” që e kishte bërë të ndjehej “sikur po mbytej në ujë” thuhej në raportin e autopsisë.

68-vjeçari kishte pësuar vërshim të lëngjeve në mushkëritë e tij, ne bronket e trakenë, që shkaktuan një sensacion të njëjtë me mbytjen.

Një eksperte mjekësore e përshkruante këtë si “një nga ndjesi të më të dhimbshme që njihet nga njeriu”.

Dr Gail Van Norman tha se ndjesia e përmbytjes në mushkëritë e Purkey mund të ndodhë vetëm nëse një person është ende gjallë.

“Është një pasiguri mjekësore, por shumica, në mos të gjithë të burgosurit ndjejnë dhimbje të pëpërshkrueshme, duke përfshirë dhe ndjesinë e mbytjes të shkaktuar nga kimikati pentobarbital,” tha ajo.

Purkey i cili vuante gjithashtu nga demenca, kishte kërkuar byrek me fruta të thata, që është tradicional në Texas. Por prej sëmundjes së tij ai tha se kërkonte ta hante “më vonë”, pa e kuptuar se nuk do të kishte një “më vonë”.

Natën para ekzekutimit të tij ai raportohet se kishte parë në televizion Bill Clinton, dhe kishte thënë se “do të votonte për të në zgjedhjet e ardhshme”.

Purkey u dënua me vdekje në 2004 për pengmarrjen, përdhunimin e vrasjen e 16-vjecares Jennifer Long në vitin 1998.

Adoleshentja fatkeqe ishte parë për herë të fundit në shkollën East High School në Kansas, pasi ishte larguar nga mësimi.

Purkey e kishte joshur atë të hipte në makinën e tij, më pas e kishte çuar në shtëpi ku e kishte përdhunaur dhe më pas e kishte vrarë me thikë. Ai më pas kishte copëtuar trupin e saj dhe e kishte djegur në një oxhak në shtëpi.

Mbetjet e Jennifer nuk janë gjetur kurrë.

Më pas, në tetor 1998, Purkey rrahu për vdekje një 80-vjecare të sëmurë me poliomelit, duke e goditur me çekiç.

Vrasësi kishte shkuar në shtëpinë e viktimës Mary Bales për të rregulluar një rubinet, por u arrestua kur fqinjët e panë teksa tentonte të digjte trupin e saj.

Purkey pranoi vrasjen e të moshuarës dhe më pas edhe atë të Jennifer Long.

Ekzekutimi i Purkey ishte vetëm i dyti në 17 vjet në SHBA.

Vendimi ishte bllokuar fillimisht nga gjykata federale me argumentimin se kishte dëme në tru dhe se ishte sëmurë me demencë, por gjyakta e lartë vendosi kundër.

FOTO GALERI
1/5
Wesley Ira Purkey u ekzekutua në 2020 për përdhunimin dhe vrasjen e 16-vjeçares Jennifer Long

Top Channel