
25/02 09:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare edhe për Komunën e Lipjanit.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me 13.015 vota ose 47.40 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës (PDK) ka 5.780 vota ose 21.05 për qind, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 5.779 vota ose 21.05 për qind, NISMA Socialdemokrate 681 vota ose 2.48 për qind, AAK 638 ose 2.32 për qind, ndërsa subjektet e tjera kanë marrë 1.565 vota ose 5.70 për qind.
Dalja e votuesve në Lipjan ka qenë 28.454 ose 49.30 për qind nga gjithsej 57.713 qytetarë me të drejtë vote.
Top Channel