“Vendos maskën Amerikë”/ Nga Wonder Woman tek Joker, kush po i bind amerikanët

15/02/2021 14:12

Personazhi i Neos i filmave fantashkencë të sagës “Matrix”,  kllouni Pennywise i filmit “IT”, Wonder Woman, Harry Pottter, e deri te Frodo i “Zotëria e unazave”  dhe Akuameni, janë personazhet aq të dashur për publikun që kanë vendosur të bashkojnë forcat me fushatën sensibilizuese “Mask Up America”.

Qëllimi i saj është të bindë të gjithë qytetarët amerikanë të vendosin maskën si masë mbrojtëse për parandalimin e epidemisë së Covid-19. Spoti i shpërndarë nga Warner Media, është një montazh i shkurtër ku personazhet e famshëm të filmave kanë vendosur nga një maskë mbi kostumet e personazheve të cilët interpretojnë.

Ndërsa një mesazh i qartë tek lexohet me zë thotë se: “Kthehemi për të bërë gjërat që i duam, jemi ata që jemi. Ndalo zinxhirin e infektimit! Vendos maskën Amerikë”.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel