Presidenti Joe Biden reagoi ndaj votimit të Senatit për ta shpallur të pafajshëm ish-presidentin Donald Trump duke thënë se të gjithë amerikanët, veçanërisht udhëheqësit e vendit, kanë detyrën dhe përgjegjësinë “të mbrojnë të vërtetën dhe të mposhtin gënjeshtrat”.
“Duke vepruar në në këtë mënyrë, e përfundojmë këtë luftë të paqytetëruar dhe shërojmë shpirtin e kombit tonë. Kjo është detyra që kemi përpara. Dhe është një detyrë që duhet ta ndërmarrim së bashku”.
Biden shtoi se dhuna dhe ekstremizmi nuk kanë vend në Amerikë. Deklarata e tij erdhi pasi senati nuk arriti të sigurojë dy të tretave e votave të nevojshme për të dënuar zTrump nën akuzën për nxitje të sulmit ndaj Kapitolit. Duke analizuar sulmin në Kapitol dhe rolin e paraardhësit në atë ngjarje, Biden tha se, “ky kapitull i trishtuar” në historinë amerikane është një kujtesë se demokracia është e brishtë dhe duhet të mbrohet gjithmonë, ndërsa kombi duhet te mbetet sipas tij vigjilent.
Vetë Trumpi u shpreh pas votimit në senat se gjyqi ndaj tij ishte një fazë tjetër “e gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit tonë”. “Lëvizja jonë historike dhe patriotike për ta bërë Amerikën të mrekullueshme sërish sapo ka nisur”, tha ish presidenti, duke shtuar se pret që ta vazhdojë këtë rrugëtim për të arritur sic tha “madhështinë amerikane për të gjithë njerëzit tanë”.
Top Channel