Sipas ekspertëve të ekonomisë mesatarisht 22% e buxhetit familjar në vend shpenzohet për fëmijët.

Megjithatë, shpenzimet ndryshojnë në varësi të të ardhurave dhe kushteve të veçanta të çdo familjeje. Në diskutim, të ftuarit e “Shqipëria live” mendojnë se shqiptarët shpenzojnë më shumë për fëmijët.

Gazetarja Fjodora Fjora po rrit e vetme djalin e saj dhe rrëfen se nuk e kishte menduar se rritja e djalit do të kushtonte kaq shumë. “Mua, rritja e djalit më merr mbi 40% e të ardhurave. Duke qenë që jam prind i vetëm, më duhet dikush që të kujdeset, duhet paguar çerdhja. Në fund të muajit shoh që ka shumë kosto, pavarësisht se mundohem të mos blej gjërat e konsumizmit dhe t’i plotësoj çdo kërkesë. Të rrisësh një fëmijë sot është përgjegjësi e madhe”.

Sipas ekspertit, Panajot Sako, me pagat shqiptare mund të përballohet vetëm një fëmijë. “Duket e çuditshme pse fëmijët shpenzojnë shumë kur nuk konsumojnë sa të rriturit. Por, te fëmijët kushtojnë pelenat, ushqimi, karroca, dhoma. Fëmija rritet shumë shpejt dhe duhen më shumë veshje. Dhe kjo, sjell që sot, shumica e familjeve të kenë një fëmijë dhe të mos planifikojnë një të dytë sepse nuk dalin llogaritë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA