
Nga veriu në jug në këto ditë moti të keq është raportuar për probleme me rrugët dhe mungesë të energjisë elektrike.
Kryeministri Edi Rama në daljen në Rinas iu përgjigj akuzave të opozitës dhe qytetarëve që ankohen për energjinë elektrike me një raport që shefi i qeverisë kishte marrë nga SHBA.
“Pashë një raport të familjeve pa drita në SHBA. Që gjendja e linjave në SHBA nuk ka krahasim me këtu. Ne këtu filluam të investojmë për herë të parë që nga historia e elektrifikimit. Nuk ishin të gjitha shtetet në atë raport që lexova unë. Mblodha shifrat dhe ishin gati tre milionë familjarë pa drita.”, tha Rama..
“Sigurisht që në stuhitë e borës këto gjëra ndodhin, siç ndodh të bllokohen rrugët sepse nuk është shpikur mbulesa e plasmasit special, që mbron rrugën kur Andi Bushati kthehet nga skitë”, tha Rama.
Top Channel