Policia heton vdekjen tragjike të 1-vjeçarit të lënë me çiftin para adoptimit (fotot)

15/02/2021 18:25

Policia britanike tha se po heton si vrasje, vdekjen e një foshnjeje 1-vjeçar i cili ishte lënë të jetonte me një çift para adoptimit të mundshëm.

Leiland Corkill ishte dërguar me urgjencë në spital për një plagë në kokë, por kishte vdekur një ditë më vonë.

Një burrë 34 vjeçar dhe një grua 37 vjeçare u ndaluna për vrasje, thanë autoritet, pa dhënë më shumë detaje.

Familja biologjike e të voglit fatkeq Leiland, ishin të shokuar nga ngjarja. Ata e kishin varrosur në qytezën e lindjes Whitehaven, Cumbria, pranë Liverpool.

Gjyshja e voglit Yvonne Corkill, 57 vjeçe tha: “Është e tmerrshme. Ai ishet një djalë i lumtur e i gëzuar, nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur”.

Nëna e tij natyrale Laura, 37 vjeçe, ishte njoftuar për incidentin, dhe bashkë me Yvonne kishin shkuar me ugjencë pranë tij.

Yvonne thote se Laura ishte shtangur kur Leiland u mor nga kujdestaria e të bijës 48 orë pas lindjes, pasi konsiderohej si person i papërshtatshëm, prej të kaluarës së saj.

Yvonne tha: “Isha aty kur ai lindi, ashtu si dhe në fund të jetës së tij. Nuk mund ta besoj që jetoi vetëm një vit, është shumë e rëndë”.

Nëna e tij Laura e takonte rregullisht të birin para se të nxirej për adoptim. Në gusht ajo postoi foto të tij me komentet: “Nuk dua të më kujtojnë përditë zgjedhjet e këqija të eksperiencave të mia. Do të jetoj me to deri në fund të ditëve të mia”.

Shërbimet sociale në Cumbria thanë se Leiland ishte lënë me prindër të mundshëm adoptues, para dhënies së lejes finale.

Autoritetet janë përballur me kritika edhe për vdekjen e fëmijës 13-muajsh Poppi Worthington, në 2012.

Një hetim për vdekjen e Leiland ka nisur dhe çifti nga Barrow është liruar me kusht. Policia tha se ata u arestuan me akuza për vrasje, neglizhim, keqtrajtim dhe sulm fizik.

FOTO GALERI
2/7
Familja biologjike e të voglit fatkeq Leiland, ishin të shokuar nga ngjarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA