Simpatizantë të Vetëvendosjes kanë nisur festën edhe në qytetin e Mitrovicës.

Disa qytetarë janë tubuar menjëherë pas përfundimit të votimeve para selisë së kësaj partie, ndërsa të tjerët kanë dalë me makinat e tyre në rrugë dhe po festojnë me sirena, muzikë e flamuj.

Kryetari I kësaj komune, Agim Bahtiri, duke thënë se ata po i numërojnë votat ende, ka bërë të ditur rezultatet e sakta nëpër disa qendra në Mitrovicë, por edhe të disa fshatrave përreth.

“Ne jemi duke numëruar votat ende. Disa rezultate I kemi të sakta nëpër qendrat e mëdha. Qendra Abdullah Shabani ka dalë 66 për qind, Zhabari 72.6, Bedri Gjina 73.9, Kcici 64.9 për qind, Bare 62, Bajgorë 75, Gushavc 72.5 për qind. Unë po shpresoj se rezultati do të jetë bindshëm fitore e Lëvizjes Vetëvendosje, andaj urime qytetarëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për të sjell ndryshimin në Mitrovicë dhe krejt Kosovën”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe, sipas të gjitha exit poll-eve VV është fituese e këtyre zgjedhjeve, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë zyrtare bëri me dije se në votime kanë marrë pjesë 46.9 për qind e qytetarëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA