I morëm të 10 mandatet/ Kosovë, lista serbe pretendon fitore bindëse

15/02/2021 11:29

Duke cituar rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovën, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, u shpreh se partia e tij ka shënuar një fitore bindëse.

I kemi marrë të dhjetë mandatet në Kuvendin e Kosovës, të rezervuara për komunitetin serb, tha Rakic. “Kjo është fitore e unitetit serb, e harmonisë serbe. Kjo është provë se duam të mbetemi vetvetja”, ishte komenti i tij. Sipas Rakic, 99 për qind e qytetarëve të Kosovës nga komuniteti serb kanë votuar për Listën Serbe. Në zgjedhjet e së dielës, Lista Serbe ishte në garë me dy nisma të tjera nga komuniteti serb.

Fitorja e saj në fakt duket sikur është thelluar në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2019, pasi këtë radhë ka siguruar 5 % më shumë të votave se atëherë. Nuk kanë munguar sakaq në mediat e Kosovës edhe denoncimet për parregullsi, siç është ai i një komisionereje shqiptare në Mitrovicën e Veriut, e cila tha se disa serbë kanë votuar dy –tre herë apo edhe më shumë. Ata sipas komisioneres kanë pasur edhe bashkëpunimin e personit që duhet të vendoste bojën ne gisht, por nuk e bënte gjithmonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA