Temperatura te ultë mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Greqisë, ndërsa vala e motit te keq me emrin simbolik “Medea”, e shoqëruar me reshje bore dhe erëra te fuqishme ka dy dite qe po shkakton probleme te mëdha.

Athina dhe periferitë e saj kane përballuar probleme te mëdha ne qarkullimin e makinave prej mëngjesit te se henes kur vala e motit te keq ka zbritur ne jug te vendit. Ne shume rruge nacionale qe te cojne drejt kryeqytetit eshte ndaluar qarkullimi ose ka trafik te renduar per shkak te bores.

Ndërkohe, megjithëse autostrada ndërkombëtare Egnatia prej Igumenices deri ne Kipous ne kufi me Turqinë është e hapur, autoritetet kane ndaluar qarkullimin e gjithë kamionëve mbi 3.5 ton. Mbi 160 kamionë janë bllokuar ne doganën e Promahones ne te dy anët e kufirit greko bullgar. Gjithashtu prej pasdites te se dielës është ndaluar qarkullimi i kamionëve mbi 3.5 ton edhe ne autostradën qe lidh Larisen me Athinën.

Ne shume rruge nacionale qarkullimi i automjeteve behet vetëm me ndihmën e zinxhirëve. Ne zonën e Janines shume fshatra kane mbetur pa energji elektrike dhe prej mëngjesit te se henes ka pasur ndërprerje te energjisë edhe ne disa bashki te Athinës, si dhe disa ishuj te vendit si Sporadhes apo edhe Evia.

Sipas Institutit meteorologjik temperaturat me te uleta janë regjistruar -19,9 grade ne Mesovuno ne Kozanit , -17 grade ne Kakukazin e ri te Follorines si dhe ne piken turistike Kaimaktsalan te Edeses.

Per dy dite radhazi bora nuk ka rreshtuar ne Follorine, Kozan, Veria, Aminteo, Edesa, Ptolemaida, por edhe ne zonën e Halkidhikise dhe ne Larisa, ndersa tashme “Medea” po godet Athinen dhe rrethinat e saj. Ndërsa ne kryeqytet shkollat jane te mbyllura per shkak te pandemisë, ne Greqinë e veriut autoritetet i kane mbyllur shkollat per shkak te te ftohtit.
Ministri plotësues i Brendshëm ka bere thirrje qe qytetaret te kufizojnë lëvizjet e tyre për shkak te motit. Ndërkohe edhe autoritetet portuale kane urdhëruar ndalimin e lundrimit nga Pireu drejt Kretës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA