Deputeti Hyseni: Udhëtarët harxhonin 2 orë gjatë sezonit turistik për të kaluar në Fier e Levan, tani vetëm 15 min

15/02/2021 21:39

Deputeti Alket Hyseni ka postuar një  video ku shikohet ndryshimi i kohës për të udhëtuar nga Tirana drejt jugut.

Sipas tij çdo udhëtar harxhonte 45 minuta në kushte normale dhe deri dy orë në kulmin e sezonit turistik, për të kaluar nëpër Fier dhe Levan, kurse tashmë vetëm me 15 minuta.

Deputeti thekson se me rrugët e reja çdo qytet është më afër Tiranës, kryeqytetit të vendit.

“Çdo udhëtar harxhonte 45 minuta në kushte normale dhe deri dy orë në kulmin e sezonit turistik, për të kaluar nëpër Fier dhe Levan, kurse tashmë vetëm me 15 minuta. Vlora, Himara, Saranda, Tepelena , Delvina dhe gjithë jugu, janë më afër Tiranës, pjesës tjetër të Shqipërisë e madje më afër Kosovës, Maqedonisë dhe të gjithë tregut të madh turistik rajonal.Transformimi ka emër, PS &Edi Rama”, shkruan Hyseni.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA