Abydos/ Arkeologët zbulojnë distilerinë e lashtë të birrës në Egjipt

15/02/2021 17:29

Arkeologët kanë zbuluar në Egjipt atë që duket si fabrika më e vjetër në botë e birrës që daton nga 5,000 vjet më parë.

Një grup arkeologësh egjiptiano-amerikanë kanë zbuluar një distileri në qytezën elashtë të varrosur në shkretëtirë Abydos.

Ata kanë zbuluar disa njësi të ndryshme me 40 të përdorura për nxehejen e përzierjes së drithërave e ujit, për të prodhuar lëngun e ngjashëm me birrën që ne njohim sot.

Distileria e lashtë ka gjasa të datojnë prej periudhës sëmbretit Narmer, sipas këshililt të lartë të antikiteteve të Egjiptit.

Ky i fundit thotë se ka zbuluar “distilerinë e parë të prodhimit industrial në botë”.

Mbreti Narmer sundoi më shumë se 5,000 vjet më parë. Ai themeloi dinastinë e parë që konsiderohet si bashkuesja e Egjiptit në një shtet të vetëm.

Fabrika përbëhej nga tetë ndarje të mëdha, rreth 20m secila, me nga 40 enë balte të vendosura në dy rreshta, sipas kreut të këshillit të antikiteteve të Egjiptit, Mostafa Waziry.

Një përzierje drithërash e uji përdorej për prodhimin e birrës “që më pas ngrohej në depozita dhe secila prej tyre mbahej në vend nga leva të veçanta të vendosura vertikalisht në formë unazash”, tha ai.

Matthew Adams, kreu i misionit të New York University shtoi se distileria “mund të jetë ndërtuar posaçërisht në këtë vendnodhje për të furnizuar me pije ritualet mbretërore brenda shtëpive të funeralit në Egjipt”.

Birra këtu besohet se është prodhuar në shkallë industriale, me rreth 22,400 litra ne secilën etapë prodhimi.

“Provat për përdormin e birrës në ritualet e sakrifikimit janë gjetur gjatë gërmimeve në këto ambjente,” thuhej në deklaratë.

Abydos është një nga qytetet më të vjetra të Egjiptit të lashtë ku gjenden qindra vareza e tempuj të mëdhenj.

Zona gjendet në provincën jugore të Sohag, ku gjendet dhe qyteti i Luxor, një nga pikat më popullore turistike në vend.

Më herët një mision arkeologjik që punonte pranë Aleksandrisë kishte zbuluar disa mumje afro 2000 vjeçare që kishin gjuhë të florinjta brenda gojës së tyre.

FOTO GALERI
2/4
Një grup arkeologësh egjiptiano-amerikanë kanë zbuluar një distileri në qytezën elashtë të varrosur në shkretëtirë Abydos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA