
“Veprimet e tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja të dëmshme”/ SHBA-ja shpreh shqetësim për mbylljen e Qendrave serbe për punë sociale në veri në Kosovë
23/02 10:41
32.32% e zgjedhësve në Kosovë kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar deri në orën 15:00.
“Duke u mbështetur nga të dhënat që kemi në qendrat e votimit, numri i qytetarëve me të drejtë vote, që kanë votuar deri në 15:00 është 32.32% ose 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues.
Deri në këtë orë, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019, kanë votuar 29.28% e votuesve”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 19:00. Më herët KQZ njoftoi se edhe qytetarët me kartë identiteti jashtë afatit të përdorimit mund të paraqiten në qendrat e votimit ku kanë emrin dhe të votojnë.
Top Channel