Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19.8% (margjina e gabimit 0.52%)
Pjesëmarrja e qytetarëve në votime e ndarë sipas rajoneve e nxjerr Prishtinën 2% më lartë se mesatarja në nivel vendi. Ndërsa, pjesëmarrja e votuesve në Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë është afërsisht sa mesatarja e përgjithshme.
Gjakova dhe Peja kanë regjistruar përqindjen më të ulët, me rreth 18% e zgjedhësve ndërsa dalja në votime në komunën e Prizrenit është edhe më e ulët, 4% më e pak se mesatarja e përgjithshme (prej 19.8%).
Dallimi ndodh në komunat me shumicë serbe, ku pjesëmarrja në votime ka tejkaluar 10% mbi mesataren në nivel vendi.
Procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 19:00.
Top Channel