Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
Haradinaj tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse vendi po kalon sfida të mëdha.
“E ushtruam të drejtën tonë për të votuar edhe unë, edhe Anita. I lutem të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e vet, pra të votojnë. Këto zgjedhje janë me rëndësi që t’u japim legjitimitet institucioneve të Kosovës që dalin nga këto zgjedhje. Na presin shumë sfida, përballja me Serbinë, situata me pandeminë dhe forcimi i brendshëm i vendit, pra ju lutem votoni”.
Haradinaj, bashkë me bashkëshorten ka votuar në Shkollën e Mjekësisë, “Ali Sokoli”, në Prishtinë.
Top Channel