Vilson Kilica, mjeshtri i pikturës/ Sonte në Exclusive një dokumentar për veprën e piktorit të njohur shqiptar

14/02/2021 13:07

 “E mendoj pikturën… por më mungon. Dhe e mendoj ..pak”, thotë Vilson Kilicia.

Për herë të parë, mund të themi që në Shqipëri bëhet prezent piktura monumentale, si një moment vjen pikërisht nga të rejat që solli grupi i studentëve ose i artistëve të studiuar në vendet e demokracisë kundrejt asaj që gjetën në Shqipëri…”, shton piktori Edi Hila.

Artisti dhe piktori Ksenofon Dilo thekson më tej: “Vilsoni kishte një të njohur ruse, unë shkova në shtëpinë e saj kur shkova në Leningrad dhe kishte në shtëpinë e saj punë të Vilsonit të varura, pra dhe në Leningrad ka punë të tij. Ata u martuan po ajo iku pastaj dhe nuk u kthye më…

Në një regjistrim të vitit 2013, Ismail Kadare dëgjohet të thotë: “Na ka njohur zhgënjimi, mërzia.. Ende nuk është pasqyruar në artet tona koha e konfliktit të Shqipërisë me kampin socialist, ana lirike e saj.. e trishtë.. Ajo e mërzisë. Vetvetiu na afronte ajo e keqe e përbashkët. Dhe në këto kushte kam njohur dhe Vilsonin…

Ndërsa në perëndim ka hyrë epoka e Realizmit të Ri, me një brez të ri artistësh që i hapën dyert artit modern, në lindje, periudha e Realizmit Socialist kishte kufizime të mëdha. Çfarë do të bënte kjo pjesë tjetër e botës e ndarë tashmë përgjysëm, ku piktura e arte të tjera pamore do i shërbenin ideologjisë? Arti është një kënaqësi e madhe për njeriun. Ndaj dhe pse e ndiente atë kufizim, atë stres ideologjik, Kilica, në studio ..krijonte diçka që i rrëshqiste kohës. Nevoja për art është për njeriun, gati, si nevoja për t’u ushqyer. Sepse pa art, njeriu vdes nga mërzia….

 

Top Channel