Nis procesi i votimit në Kosovë, voton e para kryetarja e KQZ, Valdete Daka
14/02/2021 07:16
Ka nisur procesi i votimit në Kosovë.
E para që hodhi votën në kutitë e votimit është kryetarja e KQZ, Valdete Daka. Në këtë zgjedhje janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues me të drejt vote ku 49 mijë e 198 prej tyre janë votues për herë të parë.
Këto zgjedhje vijnë pasi qeveria Hoti u shpall antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas një kërkese të Lëvizjes Vetëvendosje.
Top Channel