Shkolla fillore “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut është hapur në ora 7 të mëngjesit dhe sipas komisionerëve çdo përgatitje është kryer me kohë.

Ky vendvotim është me numrin më të madh të qytetarëve që kanë të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut.

Në hyrje të vendvotimit janë vendosur njoftimet për masat anti-covid që duhen respektuar gjatë procesit të votimit, megjithkëtë, njoftimet janë dhënë vetëm në gjuhën serbe.

Të drejtë vote në Mitrovice të Veriut kanë 17 mijë e 600 qytetarë. Pas Mitrovicës së Veriut komuna tjetër me numrin më të madh të votuesve në veri të vendit është Leposavici me 12 mijë e 500 qytetarë, Zvecani me 6 mijë e 800 qytetarë dhe Zubin Potoku me 6 mijë e 300 qytetarë.

Në garë për përfaqësimin e komunitetit serb janë tri subjekte politike: Lista Serbe, Nisma Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Lidhja Demokratike Serbe.

Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit, prej vitesh ka marrë votat e mjaftueshme duke lënë pas rivalet e tjërë politik të komunitetit serb dhe duke qenë përfaqësuese e tyre ne Kuvendin e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA