Hoxhaj: Rezultati mesazh i qartë për PDK-në, nuk hyjmë në koalicion me LVV-në

14/02/2021 23:29

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka vlerësuar procesin zgjedhor të 14 shkurtit.

Ai në një konferencë për mediat ka thënë se rezultati është mesazh i qartë për PDK-në dhe se ata e kanë pranuar si të tillë.

“Ne përgëzojmë LVV për rezultatin e arritur…Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisjes me Vetëvendosjen pasi kemi dallim të madh në orientimet politike. Jemi shumë larg në orientimet politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat që ka ndërtuar dhe qëndron PDK”, tha ai.

Hoxhaj thotë se Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe sipas tij PDK do t’i kontribuojë këtij stabiliteti të Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA