Situatë e vështirë paraqitet në Qafë Thanë ku pika kufitare vijon të mbetet e bllokuar si pasojë e motit të keq.
Janë disa automjete që presin por nuk mund të kalojnë, ku siç shihet dhe nga fotot reshjet e dëborës pothuajse i kanë mbuluar totalisht.
Ndërkohë edhe aksi Pogradec-Qaf Thanë i kalueshëm me zinxhirë pasi ka prezencë akulli.
Aksi Qafë Thanë drejt doganës së Maqedonisë i bllokuar prej gati 8 orësh. Dhjetra automjete që presin të kalojnë në dy senset e rrugës.
Shkak është bërë stuhia e dëborës, prania e madhe e saj në rrugë. 3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit janë bërë tjetër shkak për këtë bllokim. Pritet ndërhyrja me mjete të vogla borëpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja dëborës.
Dhjetra autoritete në zonë, situata është mjaft e vështirë në radhë presin gra e fëmijë. Tek kthesa e Tetovarit dëbora arrin 1.5 metër si pasojë e erës.
Top Channel