Ditëlindja e Top Albania Radio/ Radio më e dashur e shqiptarëve që lindi në 14 shkurtin e 23 viteve më parë

14/02/2021 20:42

Ditëlindja e Top Albania Radio, përcjell emocione të ndryshme dhe zgjon kujtime të paharrueshme tek të gjithë shqiptarët e veçanërisht tek ata që radion e mbajnë gjithmonë ndezur.

23 vite plot dashuri, energji dhe mbi të gjitha me hite nostalgjike që na rrënqethin edhe sot kur i dëgjojmë.

Në ditëlindjen e TAR, vjen një programacion ndryshe, dedikuar këngëve më të bukura që janë transmetuar në frekuencën 100fm për vite me radhë. Gjatë gjithë ditës së 14 shkurtit, Top Albania Radio do të transmetojë vetëm ato projekte muzikore që kanë bërë historinë e muzikës.

Ato këngë me të cilët çdokush nga ne ka një kujtim, ato këngë që na bëjnë të përlotemi, të ndjejmë mall për dikë, të qeshim e të kërcejmë derisa të na merret fryma. Qëndroni nën valët e TAR pasi tani është koha për RADIO!

23 vite më parë, lindi Top Albania Radio. Një radio ndryshe, lindi në ditën e dashurisë dhe sot le pas 23 vite dashuri.

Në 14 shkurt të vitit 1998, gjithcka nisi nga një ëndërr e themeluesit të saj, Dritan Hoxha, për një radio moderne. Me muzikën më të mirë të kohës dhe me informacion të koncetruar. 100 MHZ u kthye shumë shpejt në preferencën numër një të të gjithë grupmoshave. Një radio me një adrenalinë të pakrahasueshme. Me njerëz të rinj e energjikë që i kushtuan krijimtarinë e tyre kësaj radioje dhe të gjithë dëgjuesve fanatikë të saj.

Programet dhe flashi në 100 MHZ sëbashku me xhingllat moderne të pakrahasueshme për tregun e bënë Top Albania Radion të kumbonte ngado. Personazhet dhe zërat e saj u bënë shpejt të dashur dhe pothuaj të pazëvendësueshëm për publikun.

Magjia dhe përgjegjësia e mikrofonit radiofonik bëri që shumica e atyre që filluan tepër të rinj, adoleshentë në radio, të jenë ende sot pjesë e saj. Duke shkruar historinë e tyre me atë të Top Albania Radio.

Programe historike dhe të rinj shoqërojnë akoma sot publikun, duke e bërë TAR të jetë në top të preferencave.
Të gjithë ata që e kanë provuar thonë se radio është magjia më e madhe e komunikimit. Me intimitetin dhe komoditetin që të krijon ajo të jep pushtetin e fjalës.

Por TAR shkruajti historinë si;

E para radio që nisi me muzikë me të drejta transmetimi.

Radio që promovon muzikën shqiptare.

Me DJ pakrahasueshmërisht të avancuar.

Dhe e para ndër radiot e çdo shqiptari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA