Vështirësi në aksin Elbasan-Prrenjas/ Kamionët bllokohen në rrugë nga dëbora, automjetet ndërrojnë gomat

13/02/2021 16:17

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas.

Në pamjet që siguron Top Channel, vihet re se kamionët janë bllokuar dhe e kanë vështirë të vazhdojnë lëvizjen pasi rruga është e mbuluar nga dëbora dhe ngricat.

Ndërsa drejtues të automjeteve, të cilët kanë dalë pa goma dimërore dhe zinxhirë janë detyruar që të ndërrojnë gomat në mes të rrugës për të vijuar udhëtimin.

Top Channel