Kundërshtarët e puçit ushtarak në Mianmar kanë vazhduar protestat për të tetën ditë me radhë, teksa autoritetet kanë vazhduar të arrestojnë kritikët e ushtrisë.

Mijëra persona kanë marshuar në Yangon, ku protestuesit kanë mbajtur protesta. Protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Mianmarit.

“Ndaloni rrëmbimet gjatë natës”, ishte një prej panove që protestuesit mbanin në duar në Yangon, në përgjigje të arrestimeve të kryera në ditët e fundit.

Gazetarja Shwe Yee Win që ka raportuar nga qyteti Pathein për puçin ushtark, më 11 shkurt është marrë nga policia dhe që atëherë nuk dihet më për fatin e saj, ka raportuar TimeAyeyar media ku ajo punon.

Përveç lideres së vendit, Aung San suu Kyi dhe presidentit të Mianmarit, Win Myint, mbi 350 persona të tjerë janë arrestuar që prej puçit të 1 shkurtit, përfshirë aktivistë, gazetarë, studentë e murgj, ka thënë Kombet e Bashkuara.

Top Channel