U përplas me fuoristradën, trajleri del nga rruga nacionale Qafë e Buallit – Burrel

13/02/2021 14:36

Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar probleme dhe në rrugën nacionale Qafë e Buallit – Burrel.

Një trajler ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një makinë fuoristradë.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Top Channel