Stuhi dëbore në aksin Pukë-Shkodër/ Shtohet rreziku për automjetet nga ngricat dhe humnerat

13/02/2021 16:22

Stuhitë e dëborës kanë përfshirë edhe aksin Pukë-Shkodër.

Për shkak të erës dhe dëborës, lëvizja e automjeteve është bërë edhe më e vështirë.

Aksi Pukë-Shkodër njihet si ndër më të rrezikshmeve në veri për shkak të kthesave të shumta, ndërsa në periudhën e dimrit shtohet rreziku nga ngricat dhe humnerat e shumta që ka gjatë gjithë rrugës.

Top Channel