Polici hero hidhet nga 12m lartësi me gruan në krahë, për ta shpëtuar nga zjarri (fotot)

13/02/2021 18:54

Një oficer heroik policie është hedhur nga një ballkon të paktën 12 metra i lartë duke mbajtur një grua në krahë, për ta shpëtuar nga zjarri që kishte përfshirë apartamentin e saj.

Kamerat e sigurisë kishin kapur momentin shokues kur rreshter Maksim Kravchenko, 24 vjeç, vendosi të lëshohej nga pallati në Moskë, Rusi. Ata të dy arritën të binin mbi një pirg dëbore dhe mbijetuan pa plagë të rënda.

Raportimet vendore thonin se gruaja 36 vjeçare e quajtur Ekaterina, jetonte në apartament me të dashurin e qenin e tyre. Ajo është tashmë në spital me një frakturë në kavilje dhe disa plagë të lehta djegieje.

Rreshter Kravchenko kishte dëgjuar thirrje e saj për ndihmë dhe kishte rrezikuar jetën duke u ngjitur nga shkallët e zjarrit për të arritur te Ekaterina. Kolegu i tij Vladimir Skoptsov, tha: “Ai e mori gruan, e cila nga tronditja kishte ngrirë në vend. Në fillim po e tërhiqte por kur nuk mund ta tërhiqte më, e mori në krahë dhe u hodh bashkë me të pasi nuk kishte rrugëdalje tjetër”.

Një dëshmitar thoshte se kishte parë që oficeri e përqafoi gruan para se të lëshohej me të.

“Dy njerëz u hodhën. Më pas ata u vendosën në barrelë dhe u morën nga ambulanca”, tha një dëshmitar.

Megjithse dëbora nuk dukej e thellë, ajo i shpëtoi dy të lëshuarit.

Nga spitali rreshter Kravchenko tha: “Doktorët thanë se çdo gjë është në rregull, jam duke u shëruar. Së shpejti do të më lënë të shkoj në shtëpi”.

Rreshter Skoptsov kishte shpëtuar rezidentë të tjerë në apartamente megjthë tymin e dendur. Zëdhënësja e ministrisë së brendshme Irina Volk tha: “Maxim Kravchenko vlerësoi menjëherë situatën dhe vendosi të hynte në apartamentin në flakë nga jashtë. Ai do të marrë një nderim shtetëror për kurajon e tij”.

Rreshteri Skotsov, i cili ka marrë më parë medalje trimërie, tha: “Dëgjova njerëz që thërrisnin për ndihmë dhe vrapova atje. Trokita në dyer që njerëzit të dilnin në rrugë”.

Në ngjarje, policia nuk kishte arritur të shpëtonte një burë, trupi i të cilit u gjet në një apartament në katin e katërt.

FOTO GALERI
3/4
Kravchenko do të marrë një nderim shtetëror për kurajon

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA