Më shumë se 38 vite mister/ Arrestohet 70-vjeçari që rrëfeu vrasjen e një 20-vjeçareje në Florida 11/08 12:09
Moti i keq në Itali ka shkaktuar ngrica në rrugë, me probleme e aksidente në rajone ku bora ka mbuluar edhe zonat fushore dhe termometri po regjistron nivele nën zero.
Ajri i ftohtë, që vjen nga lindja, i ka ulur temperaturat në -13 deri në -15 gradë Celcius.
Autoritetet qeveritare kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet, si edhe është pezulluar mësimi në distancë për shkollat e mesme.
Sipas ekspertëve, situata pritet të përkeqësohet në orët e ardhshme, me reshje dëbore edhe në lartësi relativisht të ulëta.
Top Channel