Gjykatësja mbetet në burg/ Ndryshe shpallte vendimet dhe ndryshe i zbardhte! Detaje të reja për vendimet që jepte Enkelejda Hoxha

13/02/2021 20:05
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Gjykata dha sot masën e ndalimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe të gjithë të ndaluarit në dosjen e hetimit të SPAK për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Të ndaluarit do qëndrojnë në arrest me burg, ky është vendimi final.

Gjatë seancën kanë dalë detaje të reja për vendimet që jepte Enkelejda Hoxha duke ndryshuar deri zbardhjen e dënimeve që kishte dhënë realisht në gjykatë.

Ndryshe ka shpallur vendim në seancë dhe ndryshe e ka zbardhur atë. Gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura SPAK shtoi këto detaje të reja ndaj Enkelejda Hoxha për të cilën është zbuluar më tej se për të dënuarin Sajmir Petani ajo shpalli vetëm 90 ditë ulje dënimi.

Por kur familja e tij ishte revoltuar dhe i kërkoi avokatit Aldo tabaku që të kthente paratë, gjyqtarja shtoi në vendimin e zbardhur edhe 90 ditë të tjera,  duke i ulur atij 6 muaj në total, por babai i saj  e përshkroi gjyqtaren si një person pa përkrahje aq sa sipas tij e caktuan për gati dy dekada në Krujë duke i refuzuar të drejtën për t’ju bashkuar fëmijëve përderisa ajo është nënë ‘single’. Në derë të gjykatës,  i moshuari replikoi me kryeministri.

Edhe sipas mjekut Edvin Prifti ky hetim është një çështje politike.

Gjykata la nën arrest gjyqtaren Enkelejda Hoxha por ashpërsoi qëndrim për mjekun Edvin Prifti të cilit ju shtua edhe vepra e pastrimit të parave.

Megjithatë mjeku Edvin Prifti, nga salla e gjykatës përfundoi në paraburgim  ndonëse ironia e tij  teksa po hynte ishte një parashikim i saktë i fatit.

Edhe avokati i Enkelejda Hoxhës kishte mesazhin e tij, por kësaj jo për klienten gjyqtare , por për klienten si nënë.

 

Top Channel