Furgoni bllokohet në aksin Bulqizë-Shupenzë, detyrohet të ndërrojë gomat për të lëvizur

13/02/2021 16:44

Dëbora ka shkaktuar vështirësi edhe në aksin Bulqizë-Shupenzë, ku mjetet lëvizin shumë ngadalë për shkak të ngricave.

Në pamjet që ka siguruar Top Channel, vihet re se është bllokuar një furgon në rrugë. Aty ka disa persona që po përpiqen të ndërrojnë gomat ose të vendosin zinxhirët për të vijuar lëvizjen.

Gjatë ditës së sotme ka pasur vështirësi të shumta në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Top Channel