Fshati Nartë mbetet nën ujë/ Prej mëse një muaji banorët jetojnë si në ishull

13/02/2021 12:38

Banorë të fshatit Nartë prej një muaji vijojnë të bashkëjetojnë me ujërat. Të shqetësuar,por  edhe të revoltuar ata shprehen se situata po përkeqësohet dita ditës.

Banorët thonë se shkak i përmbytjeve në këtë fshat është mungesa e një kanali i cili ekzistuar më parë tani është zhdukur pasi është mbuluar nga kopshte.

Sot në fshat punonjës të shërbimeve të bashkisë  janë organizuar të zhbllokojnë situatën por siç duket nga pamjet është e pamundur të tërhiqet uji në të gjitha zonat e këtij fshati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA