Reshjet e dëborës dhe era e fortë kanë vështirësuar situatën në qarkun e Lezhës.

Për pasojë, është krijuar vështirësi në aksin rrugor Lezhë-Mamurras dhe Lezhë-Shkodër. Ndërkohë Bashkia e Lezhës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhir në aksin Lezhë-Kallmet si dhe në lagjen e spitalit.

Vështirësi në lëvizje ka dhe në aksin Milot-Rrëshen. Aktualisht trashësia e dëborës në qytet arrin në rreth 15 cm, ndërsa në zonat administrative vijon nga 20 deri në 40 cm në zonat e thella.

Top Channel